Kjo është oferta e fundit e Barcelonës për Willian

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për yllin brazilian, Willian.

Sport

21/07/2018 18:20

Sipas ‘Sky Sports’, Barcelona i ka bërë edhe ofertën e tretë Chelsea për 29 vjeçarin.

Katalanët i kanë ofruar 61 milionë bluve të Londrës për këmbëshpejtin brazilian.

Willian së fundi ka qenë i përfolur edhe për një kalim te Manchester United, ku do të bashkohej me ish trajnerin e tij, Jose Mourinho./Lajmi.net/