Kjo është jeta luksoze e Shaqirit (Foto)

Xherdan Shaqiri ka bërë një karrierë të ndritur në futboll. Dhe, kjo i ka ndihmuar dhe të bëhet milioner dhe të jetë në gjendje të ketë një jetë luksoze.

Sport

23/01/2015 22:13

Xherdan Shaqiri pati një fëmijëri të varfër, por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës kur ai filloi të ndërtojë një karrierë të ndritur.

Ylli kosovar tani është milioner, ka vetura të ndryshme të klasit A, e mos të flasim për gjëra tjera luksoze si ora të shtrenjta dhe shtëpi komode.

Gjatë verës iu bashkua Interit, për të bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit në skenën evropiane pas një viti të vështirë në Bayern Munich.

E përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se përfaqësuesi zviceran është në kërkim të një vile luksoze prej 500 metrash katrorë.

Në këtë vilë, ai e ka ndërmend t’i presë vizitorët, përfshirë këtu prindërit, miqtë dhe vëllezërit.

Mbi të gjitha Ervinin, vëllain dhe njëherësh menaxherit të tij, i cili merret me të.

Shaqiri gjithashtu mundohet t’i kushtojë rëndësi veshjes, duke blerë edhe ora të shtrenjta.