Kjo është arsyeja pse Messi mungon ndaj Malagas

“Mundo Deportivo” ka sqaruar arsyen e mungesës së Lionel Messit për ndeshjen ndaj Malagas.

Sport

10/03/2018 10:54

Barcelona ka njoftuar se sulmuesi Lionel Messi do të mungojë ndaj Malagas në ndeshjen e sotme në La Ligë.

Klubi katalan ka bërë të ditur se në vend të yllit argjentinas është ftuar mbrojtësi Yerri Mina.

Por, “Mundo Deportivo” ka sqaruar arsyen e mungesës së Messit.

Sulmuesi do të mungojë për shkak të lindjes së birit të tretë nga gruaja e tij, Antonela, përcjell “lajmi.net”.

Madje, qarkullojnë njoftime se Antonela tashmë ka lindur birin e tretë të çiftit. /Lajmi.net/