Kjo deklaratë e Ancelottit do ta gëzojë Wengerin

Carlo Ancelotti ka lavdëruar punën e Arsene Wenger te Arsenali.

Sport

14/02/2017 19:01

Të dy këta trajner nesër do të përballen mes vete në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen Bayern Munich.

“Wenger me punë ka ndërtuar një identitet. Ai aplikon një futboll të mirë dhe kam respekt të madh me punën e tij që bën te Arsenali”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell lajmi.net.

Duke folur për ndeshjen, Ancelotti ka deklaruar se skuadra e tij kërkon rezultat pozitiv, si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në të gjitha garat.

“Qëllimi ynë është të arrijmë më të mirën, në të gjitha garat”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.