Keylor Navas ndjenë mos respekt nga skuadra

Portieri i Real Madrid, Keylor Navas, e ka pranuar se është i frustruar me humbjen e pozitës startuese në skuadër.

Sport

30/11/2018 22:49

Ardhja e Thibaut Courtois ka bërë që reprezentuesi i Kosta Rikës të jetë zgjedhja e dytë e trajnerit Santiago Solari.

“Fitova tri Liga të Kampionëve dhe tani nuk po luaj” ka thënë portier për” El Chiringuito”, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Courtois ka startuar 11 herë këtë  sezon dhe ka pranuar plot 13 gola,fakt që tregon se belgu nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme.

Real Madrid ka fituar vetëm gjashtë nga 13 ndeshjet në La Liga, duke mbetur me gjashtë pikë më pak se liderët nga Sevilla. /Lajmi.net/