Këto 4 gjëra është mirë t’i mbani gjithmonë në veturë

Nëse keni veturë, atëherë ajo është pjesë e rëndësishme e jetës tuaj. A mendoni se i keni të gjitha gjërat që ju duhen në veturë në rast të ndonjë emergjence?

Auto & Tek

11/09/2015 12:57

Përdoreni këtë listë të gjërave që duhet t’i keni në veturë, pasi që do të mund të ju duhet shumë:

1. Një batanije
Do të ju duhet një batanije shumë në rast se mbetni diku në rrugë gjatë dimrit dhe vetura juaj prishet – dhe sigurisht nuk do të dëshironi të ngriheni deri në vdekje derisa të ju vijë ndihma. Por, batanija është e rëndësishme edhe gjatë verës gjithashtu. Duke u ulur në batanije mbi trotuar për të pritur ndihmën në rast se vetura ju është prishur, ju do të ndjeheni më mirë se brenda në veturë. Çdo lloj batanije do të kryej punë gjithmonë, andaj mbajeni një në veturë, transmeton Lajmi.net.

2. Para të gatshme
Mos i mbani të gjitha paratë në kartën e kreditit. Mund të ju duhet që të paguani pa kartë në ndonjë dyqan ku afër tij juve ju është prishur vetura. Kështu, vendosni pak para të gatshme në ndonjë kuti dhe fshiheni atë në veturën tuaj.

3. Llambë elektrike
Mbajeni një llambë elektrike dore në veturë, pasi do të ju duhet shumë nëse mbetni natën në ndonjë rrugë, dhe nuk i dihet, nuk mund t’i besoni blicit të celularit tuaj. Plus, nuk do ta harxhoni baterinë e celularit tuaj në rast se ju duhet të thirrni për ndihmë.

4. Një karikues për celular në raste emergjente
Ju sigurisht se keni një celular të mençur si të gjithë të tjerët. Kështu, kur niseni për ndonjë udhëtim me veturë mos harroni ta merrni karikuesin të cilin mund ta vendosni në veturë për ta mbushur celularin. Gjithashtu, sigurohuni që celulari të jetë i mbushur plot me energji para se të udhëtoni me veturë. Nuk i dihet, rruga sjellë gjithçka, mund të ju ndodh që të mbetni në rrugë për orë të tëra, dhe më e keqja është kur nuk keni bateri në celular për të thirrur për ndihmë. (Lajmi.net)