Kessie në Milan, zbulohen edhe dy super përforcime në San Siro (FOTO)

Milan pret ardhjen e përforcimeve të tjera pas marrëveshjes me mesfushorin e Atalantas, Franck Kessie.

Merkato

30/05/2017 10:09

Franck Kessie është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në Milan.

“Rossonerët” kanë arritur marrëveshje për blerjen e mesfushorit nga Atalanta për 28 milionë euro.

Por, “Premium Sport” ka zbuluar edhe dy përforcimet e ardhshme në San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata dhe mesfushori i Olympique Lyon, Corentin Tolisso janë dy objektivat e ardhshme të klubit milanez gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/