Kësaj radhe nga SHBA, Shaqiri dhe Kadare përshëndesin me shqiponjë

Xherdan Shaqiri ishte një nga protagonistët e Kupës së Botës në Rusi.

Sport

23/07/2018 23:08

Lojtari me origjinë shqiptare arriti të shënonte golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë dhe më pas festoi me shqiponjë të cilën serbët e quajtën provokim. Por duket se kësaj radhe provokimi vjen nga SHBA aty ku 26-vjeçari është duke bërë pushimet e tij.

Këtë radhë shqiponjën Shaqiri e ka bërë më vajzën e Ismail Kadaresë e cila është ambasadorja e Shqipërisë në OKB.

Fotoja është publikuar nga Besiana Kadare në Facebook ku shkruan: “E kënaqur që takova në NY Xherdan Shaqirin, futbollistin e mirënjohur të Zvicrës, që shënoi gjatë Kupës së Botës kundër Serbisë. Ai është krenar për të qenit shqiptar dhe ne e festuam duke e bërë së bashku këtë gjest, tashmë të famshëm, që pasqyron flamurin e shqiponjës dykrenare. Shumë falenderime për Fadil Berishën për pritjen!”