Kërkesa e Ronaldos: Silleni Falcaon

Karim Benzema nuk mjafton për të udhëhequr sulmin e Real Madridit. Kështu thotë….Cristiano Ronaldo. Nga Franca ka ardhur një lajm interesant ku sipas ‘Le10sport’, ylli portugez ka kërkuar nga kryesia e klubit që të sjellë në Santiago Bernabeu, sulmuesin Radamel Falcao. Ish anëtari i Atletico Madridit gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Monacos. Kërkesa…

Sport

13/09/2013 22:59

Karim Benzema nuk mjafton për të udhëhequr sulmin e Real Madridit. Kështu thotë….Cristiano Ronaldo.

Nga Franca ka ardhur një lajm interesant ku sipas ‘Le10sport’, ylli portugez ka kërkuar nga kryesia e klubit që të sjellë në Santiago Bernabeu, sulmuesin Radamel Falcao.

Ish anëtari i Atletico Madridit gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Monacos. Kërkesa e Ronaldos nuk u mor përsipër gjatë tregut të fundit, por mund të hyjë në konsideratë pas rihapjes së afatit tjetër kalimtar, duke filluar nga janari.

Gareth Bale iu bashkua Real Madridit për rekord 100 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit, por nga skuadra janë larguar Gonzalo Higuain dhe Jose Callejon, duke lënë vetëm Benzeman si qendërsulmuesin e vetëm në dispozicion.