Kërcen qëllimisht para kamionit që lëviz me shpejtësi, adoleshenti shpëton pa asnjë gërvishtje (Video)

Një adoleshent në Arabinë Saudite i cili shihet në një video të publikuar duke kërcyer qëllimisht para një kamioni që lëvizte me shpejtësi të madhe, është arrestuar nga policia saudite e trafikut.

Fun

21/05/2018 20:58

Në një komunikatë të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Trafikut thuhet: “I riu që shfaqet në një video ku kërcen para një kamioni që lëvizte me shpejtësi të madhe në një autostradë në Medinë, dhe që rrezikoi jetën e tij dhe të tjerëve, është arrestuar. Me të do të merret Prokuroria Publike”, transmeton Telegrafi.

Ai i kishte kërkuar një miku që ta filmojë në një autostradë në Arabinë Saudite, pasi kishin parkuar rrugën në skaj të rrugës, dhe në një moment ngjitet mbi veturë dhe kërcen para kamionit që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Ky veprim detyroi shoferin e kamionit që ta ndërroi korsinë për të shmangur më të keqen, kurse adoleshenti që i shpëtoi përplasjes shihet duke vallëzuar nga gëzimi.

Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar të riun për veprimin duke kërkuar nga autoritetet që ta vënë para drejtësisë.

YouTube player