Katër futbollistët që do t’i shesë Liverpooli

Liverpool ka bërë një numër të madh përforcimesh gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, kush do të largohet nga Anfield në ditët e ardhshme?

Sport

12/08/2014 15:17

Brendan Rodgers ka qenë mjaft i zënë deri më tani gjatë këtij afati kalimtar në krijimin e një skuadre të denjë për të luftuar në katër gara të sezonit të ri.

Menaxheri i Liverpoolit ka transferuar Emre Can, Dejan Lovren, Rickie Lambert, Adam Lallana, Lazar Markovic, Divock Origi dhe Javier Manquillo.

Por, duket se investimet ende nuk kanë përfunduar pas njoftimeve se mbrojtësi i majtë i Sevillas, Alberto Moreno mund t’i bashkohet Reds në ditët e ardhshme.

Por, përveç prurjeve të reja, Liverpool ka bërë gati një listë të atyre që do t’i shesë. Pas Pepe Reinas i cili iu bashkua Bayern Munichut, Daniel Agger, Kolo Toure, Suso dhe Jack Robinson pritet të përcjellin spanjollin në derën e largimit nga Anfield.