Katër finale për Realin në La Liga

Sergio Ramos thotë se Real Madridin e presin katër finale në La Liga, me shpresën se Los Blancos do t’i fitojnë të gjitha, duke i bërë presion rivalit Atletico Madrid, në luftën për titull të kampionit në La Liga.

Sport

27/04/2014 15:05

Sergio Ramos kërkon që Real Madridi t’i fitojë katër ndeshjet e fundit në La La Liga, të cilat i konsideron të gjitha si një finale, duke i bërë presion në këtë mënyrë rivalit të qytetit, Atletico Madrid, në garën për titull të kampionit.

Los Blancos e mposhtën pa problem 4:0 Osasunan të shtunën mbrëma, duke e shkurtuar diferencën me ekipin e Diego Simeones në tri pikë.

Ramos e shënoi golin e dytë në La Liga këtë sezon, ndërsa më parë kishte shënuar ndaj Levantes në tetor, pasi e shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të Angel Di Marias në pjesën e dytë, derisa Cristiano Ronaldo më parë kishte shënuar dy gola dhe Dani Carvajal një.

“Jemi mjaft të lumtur. Tash duhet ta vazhdojmë në të njëjtën mënyrë deri në fund të sezonit. I kemi edhe katër finale në ligë dhe do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha”, deklaroi fillimisht Ramos në konferencë për shtyp.

“Mendoj se rezultati final ishte real, sepse ne e bëmë një paraqitje serioze. Unë më në fund isha i aftë të shënoja dhe këtë gol ia dedikoj djalit tim të ardhshëm, para lindjes së tij”.

“Nuk ishte një obsesion, por erdhi kur e prisja më së paku golin. Unë i befasova të gjithë duke shënuar”, vazhdoi 28 vjeçari.

Reali, i cili e fitoi Copa del Rey këtë sezon, në katër ndeshjet e fundit të sezonit në La Liga do të luajë ndaj Valencia, Valladolid, Celta e Espanyol.