Kasami, goli i vitit në Premierligë

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, tani analist i njohur, ka shpallur golin e mesfushorit të Fulhamit, Pajtim Kasami në duel me Crystal Palace si më të bukurin e këtij sezoni në Premierligë.

Sport

10/05/2014 16:20

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher vazhdon të jetë i përfshirë në futboll, edhe pas pensionimit.

Ai tani ushtron rolin e analistit, dhe deri më tani është duke e bërë me mjaft sukses. Carragher, ndër të tjera është i angazhuar edhe në tabloidin Daily Mail ku ka publikuar një përmbledhje të disa prej ngjarjeve kryesore të sezonit, ku ka zënë vend edhe një futbollist shqiptar.

Nuk bëhet fjalë për Adnan Januzajn, por Carragher ka shpallur si golin më të bukur të sezonit, shënimin e mesfushorit të Fulhamit, Pajtim Kasami në ndeshjen kundër Crystal Palace.

“Isha në studion e Sky për Monday Night Football kur Kasami langoi goditjen e jashtëzakonshme, pas një vrapimi dhe topit të gjatë të ndalur me gjoks. Goli zgjoi duartrokitje spontane”, shkroi Carragher për Daily Mail.

Nëse e keni harruar ose rastësisht ju ka ikur, shikojeni bukurinë e Kasamit.