Kartoni i kuq i Costas, Di Francesco zbulon diçka të tmerrshme që i ndodhi atij dhe birit të tij

Probleme në familjen e Di Francescos pas incidentit me Douglas Costan.

Sport

19/09/2018 07:19

Eusebio Di Francesco ka bërë të ditur se ai dhe biri i tij, Federico kanë marrë kërcënime me vdekje pas përplasjes së këtij të fundit me sulmuesin e Juventusit, Douglas Costa.

Trajneri i Romës është ankuar në kërcënime për të dhe Federicon pas incidentit në fundjavën e shkuar në duelin mes Sassuolos dhe Juventusit.

“Jam i indinjuar me fjalët e përmendura se biri im mund t’i ketë thënë Costas. Është pështyrë në fytyrë, turpërim i madh për një mashkull. Ka reaguar si njeri i madh, i vetmi që nuk mori kërkim falje ishte ai, është absurde”, u shpreh Di Francesco, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk duhet ta them unë që jam babai i tij, pamjet janë të qarta. Po ashtu, në rrjete sociale është uruar vdekja ime dhe e birit tim”, theksoi ai. /Lajmi.net/