Kaq do t’i kushtoj Man Utd shkarkimi i Jose Mourinhos

Manchester United njoftoi për shkakrimin e Jose Mourinho.

Sport

18/12/2018 11:15

Pas rezultateve të dobëta, Manchester United vendosi ta shkarkoi Jose Mourinhon.

Skuadra angleze është 19 pikë larg kreut të tabelës, andaj vendosi ta shkarkoi trajneri portugez, përcjell “lajmi.net”.

Shkarkimi i Jose Mourinhos, Manchester United do t’i kushtoj 26.7 milionë  euro.

Drejtuesit i klubit i kanë shkarkuar nga puna edhe dy trajnerët paraprakë, David Moyes dhe Louis van Gaal. Nëse e njëjta gjë ndodhi edhe me Mourinhon, atëherë asnjë trajner i emëruar në këtë pozitë pas largimit të Mourinhos nuk do ta ketë përfunduar kontratën e tij me klubin.

Në anën tjetër, Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajneri, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi. /Lajmi.net/