Kahn e paralajmëron Bayernin

Bayern Munichu e pati një marsh triumfal në kampionat. Gjiganti bavarez dominoi në futbollin gjerman, duke e siguruar titullin e kampionit qysh në muajin mars, për një kohë rekorde. Nga ajo kohë, paraqitjet e trupës së Pep Guardiolës patën rënie dhe ish portieri i Bayernit, Oliver Kahn, e ka paralajmëruar ekipin gjerman për rreziqet në…

Sport

14/04/2014 22:30

Bayern Munichu e pati një marsh triumfal në kampionat. Gjiganti bavarez dominoi në futbollin gjerman, duke e siguruar titullin e kampionit qysh në muajin mars, për një kohë rekorde.

Nga ajo kohë, paraqitjet e trupës së Pep Guardiolës patën rënie dhe ish portieri i Bayernit, Oliver Kahn, e ka paralajmëruar ekipin gjerman për rreziqet në të cilat mund të has.

“Duhet pasur kujdes nga rënia e koncentrimin. Këtë e them nga eksperienca personale”, deklaroi Kahn për mediat gjermane.

“Në sezonin 1998/99, e patëm fituar kampionatin në xhiron e 31-të. Finalja e Ligës së Kampionëve ishte në program pas tri javësh dhe e humbëm. Dy vjet më pas, e fituam Bundesligën në xhiron e fundit dhe katër ditë më pas, u bëmë kampionë të Evropës në Valencia”, vazhdoi ai.

Legjenda e portës e ka një këshillë edhe për trajnerin spanjoll, Guardiola. “Duke e fituar kampionatin aq herët, mund të ndikojë në rënie të stimujve, ekipi nuk ofron më 100 për qind në ndeshje”.

“Guardiola ka dashur t’i ruajë disa lojtarë dhe ua ka dhënë rastin atyre që kanë luajtur më pak, por duke e konsideruar kampionatin të përfunduar, ishte një gabim. Humbja nga Borussia duhet të shërbejë për t’u zgjuar të gjithë”, përfundoi Kahn.