Juventusi synon Dani Alvesin

Skuadra italiane, Juventusi është duke shikuar një transferim të mundshëm të mbrojtësit të Barcelonës, Daniel Alves.

Sport

07/09/2014 10:46

Fichajes.com raporton se Alves kontrata e Alvesit me Barcelonën përfundon gjatë këtij sezoni, dhe një largim i tij nga Camp Nou gjatë janarit është mëse i mundur.

Juventusi do të bëj një ofertë mjaft të mirë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian gjatë janarit.

Sidoqoftë, skuadra italiane do të ketë konkurencë për një gjë të tillë, pasi Premier Liga është një opsion mëse real për mbrojtësin.

31 vjeçari ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes së Barcelonës gjatë viteve të fundit.