Juventusi, një fitore larg titullit

Juventusi e ka bërë një tjetër hap gjigant drejt titullit të kampionit në Itali. Bianconeri e mposhtën Sassuolon 3:1 në udhëtim dhe janë vetëm një fitore larg titullit në Serie A. Tevez, Marchisio e Llorente ia siguruan tri pikët e radhës ekipit të Antonio Contes.

Sport

28/04/2014 23:39

Juventusi s’ka të ndalur. ‘Zonja e Vjetër’ fitoi edhe në shtëpi të Sassuolos, edhe pse ishte në disavantazh, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Serie A.

Bianconeri fituan 3:1 galë golave të shënuar nga Carlos Tevez (35’), Claudio Marchisio (58’) e Fernando Llorente (76’).

Ndërkaq, golin e vetëm për vendësit e shënoi Simone Zaza, në minutën e nëntë të ndeshjes.

Falë kësaj fitoreje, ekipi i Antonio Contes e ruajti avantazhin prej tetë pikësh ndaj Romës, tri xhiro pa përfunduar sezoni, prandaj Juventusit do t’i mjaftojë vetëm edhe një fitore, për t’u shpallur kampion i Italisë, për herë të tretë rresht.