Juventusi mendon për Evran

Juventusi është në kërkim të një futbollistit të krahut. Dhe, mediat italiane raportojnë se Bianconeri ia kanë vënë syrin mbrojtësit të majtë të Manchester Unitedit, Patrice Evra.

Sport

28/06/2014 12:25

Juventusi planifikon të bëjë përforcime gjatë kësaj vere. Bianconeri e konsiderojnë të nevojshëm angazhimin e një mbrojtësi të krahut të majtë.

Dhe, sipas mediave italiane, përkatësisht Sky Sport, “Zonja e Vjetër” po mendon për futbollistin e Manchester Unitedit, Patrice Evra.

Përfaqësuesi francez, rreth një muaj më parë e ka vazhduar kontratën me “Djajtë e Kuq”, por Juventusi po mendon t’ia ofrojë atij një kontratë dyvjeçare.

Evra ka marrëveshje me klubin nga Old Trafford për një vit, por mund të largohet qysh tash, për të zbarkuar në Juventus Stadium, ku do ta gjente bashkëkombësin, Paul Pogba.