Juventusi me mungesë të madhe në Ligën e Kampionëve

Juventusi do ta zhvilloj xhiron e dytë në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/10/2018 15:36

Nesër (e martë) do të rikthehet gara më e madhe në Evropë për klube, Liga e Kampionëve.

Juventusi do të ketë një sfidë të lehtë, pasi përball do ta ketë, Young Boysin.

‘Zonja e Vjetër’ me gjasë do ua jap shansin lojtarëve që kanë më pak minutazh, por që atë fat nuk do ta ketë edhe Paulo Dybala, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi argjentinas ka pësuar një lëndim në kraharor, por që sipas faqes së Juventusit, nuk është edhe aq serioz.

Allegri me gjasë nuk do të rrezikoj me Dybalan, duke përfshirë në sulm lojtarët si, Federico Bernardeschi apo Juan Cuadrado. /Lajmi.net/