Juventusi kryeson garën për Dybala

Sipas lajmeve italiane, mësojmë se Juventusi është duke kryesuar garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala.

Sport

18/03/2015 16:29

Sipas raportit të bërë nga Gazzetta dello Sport, mësojmë se skuadra e Allegrit është favorite për shërbimet e Dybalas.

Përndryshe, lojtari është duke u kërkuar shumë edhe nga Manchester United e Barcelona.

Sidoqoftë, është vet presidenti i Palermos, Zamparini ai i cili ka konfirmuar se lojtari nuk do të largohet nga Serie A.

Çmimi i tij është diku rreth 40 milionë euro.