Juventusi i rekordeve

Juventusi e ka mbyllur sezonin fenomenal të dielën, duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 3:0. Bianconeri i grumbulluan 102 pikë, rekord absolut, duke iu falënderuar golave të Pirlo, Llorente e Marchisio.

Sport

18/05/2014 17:53

Juventusi e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Bianconeri e mposhtën Cagliarin me rezultat bindës, 3:0 të dielën, për ta përfunduar këtë edicion me rekord absolut pikësh, 102.

Andrea Pirlo e hapi serinë e golave për ekipin e Antonio Contes, për të vazhduar më pas me Fernando Llorenten e Claudio Marchision.

Juventusi e fitoi titullin e 30-të në histori, duke e lënë prapa Romën, e cila humbi nga Genoa, 1:0.