Juventusi fiton Superkupën e Italisë

Juventusit i ka takuar Superkupa e Italisë për sezonin 2017/2018.

Sport

16/01/2019 20:26

‘Bianconerët’ kanë arritur të mposhtin rivalët e Milanit me rezultat minimal 1:0, në finalen e zhvilluar në Jeddah në Arabinë Saudite.

Pjesa e parë e kësaj finale përfundoi baras 0-0, pavarësisht mundësive të mëdha të shënimit nga skuadra e Allegrit.

Luhej minuta e 61’, kur Pjanic me një harkim gjen Ronaldon në zonë, që shënoi me kokë për 1:0.

Ky gol doli të jetë i vetmi në këtë finale, me Juventus që fiton Superkupën e Italisë.

Milan nga minuta e 73’ luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kessie./Lajmi.net/