Juventusi e transferon falas njërin nga mbrojtësit më të mirë në Serie A (FOTO)

Juventusi janë të interesuar të nënshkruajnë me Stefan de Vrij si transferim i lirë, nëse mbrojtësi vazhdon të injorojë kontratën e re të Lazios.

Sport

23/10/2017 16:21

‘Goal.com’ mëson se ‘Zonja e Vjetër’ është e interesuar të shfrytëzojë situatën jo të mirë të Lazios me mbrojtësin, të cilin dëshiron ta afrojë në fund të sezonit.

Lazio që e ka nisur mirë sezonin në Serie A e ku po kërkon një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, i ka ofruar 25 vjeçarit kontratë të re që e mban në ‘Olimpico’ deri në qershor të vitit 2020.

Edhe pse holandezi është shprehur i lumtur me situatën e tij, ka refuzuar të konfirmojë nëse e ardhmja e tij është te Lazio.

“Jam i lumtur që jam këtu, ne po flasim me klubin tani dhe shpresoj të arrijmë një marrëveshje”, ka deklaruar De Vrij për media.

“Askush nuk e dinë se çfarë sjellë e ardhmja, dëshira ime është të përmirësohem dhe të marrë vendimin më të mirë për karrierën time”, ka shtuar ai./Lajmi.net/