Juventusi e mposht Dortmundin (Video)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore të ngushtë në shtëpi kundër Dortmundit me rezultat 2-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që do të luhet në Gjermani.

Sport

24/02/2015 22:38

Në minutën e 13’ pas një aksioni të mirë nga Morata, sulmuesi i Biankonerëve, Carlos Tevez shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, në minutën e 18’ pas një gabimi katastrofal nga Chiellini, Reus shënon për të barazuar rezulatin.

Në minutën e 43’ Morata shënon për të rikthyer skuadrën e tij në epërsi që deri në fund doli të ishte goli i fitores për italianët.

Ndeshja kthyese do të luhet në Gjermani e cila do të jetë mjaft e zjarrtë duke parë që rezultati i këtij takimi nuk siguron asgjë për Biankonerët.

https://vine.co/v/OQYu9T0z7br
https://vine.co/v/OQYigMgFjqv
https://vine.co/v/OQYhpBZZn7i