Juventus – Real, biletat shiten për një orë

Juventus ka njoftuar se për më pak se një orë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sport

01/05/2015 19:20

Juventus ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit janë shitur për më pak se gjysmë ore.

Bianconerët presin gjigantin madrilen në Torino të martën dhe dueli ka zgjuar interesim të madh.

“Biletat janë ‘avulluar’ për më pak se një orë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Juventus.

“Juventus Stadium do të jetë i mbushur deri në ulësen e fundit për ndeshjen më të rëndësishme të vitit, gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe Topit të Artë, Cristiano Ronaldo”.