Juventus po e transferon sensacionin e Evropës

Juventus po mendon të bëjë një transferim befasues në janar.

Merkato

17/12/2018 08:32

Juventus tashmë ka disa shënjestra, ndërsa nuk dëshiron të bëjë shpenzime të mëdha në afatin që po vije.

‘Zonja e Vjetër’ po tenton ta transferoj anëtarin e Gornik Zabrze, Szymon Zurkowski, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori 21-vjeçar po tregon formë të lartë në ligën e Polonisë, andaj Juventus ka dërguar disa herë skautët ë ta shikojnë lojën e tij nga afër.

Zutrkowski ishte pjesë e kombëtares së Polonisë në Kupën e Botës që u mbajt në Rusi në verën që shkoi, andaj perfomanca e tij mori vëmendjen e klubeve të tjera si, Fiorentina dhe Milan. /Lajmi.net/