Juventus pas Hernandezit

Juventus ka bërë gati një strategji për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Javier Hernandez.

Sport

04/08/2014 11:05

Gjithnjë Javier Hernandez në qendër të spekulimeve të afatit kalimtar të verës.

Pas Interit, tani një tjetër klub nga Serie A ka shprehur interesim të fuqishëm për transferimin e tij.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për huazimin e Romulos nga Verona, Juventus ka kthyer vëmendjen tek angazhimi i një sulmuesi të ri, duke marrë parasysh se përforcimi i ri Alvaro Morata është lënduar dhe do të mungojë ende.

Hernandez spekulohet se do të largohet nga Manchester United gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe kalimi në Juventus do t’i mundësonte paraqitjet në nivelin më të lartë përfshirë Ligën e Kampionëve.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Inter andaj lehtë mund të shohim një ‘Derby d’Italia’ për Hernandezin.