Juventus, në stilin e kampionit

Nëse deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A nuk ka shfaqur shenja të kampionit, Juventus e bëri këtë në duelin e xhiros së 10-të kundër Catanias, të cilin e fitoi me rezultat të thellë 4-0. Skuadra e Antonio Contes e shënoi fitoren e radhës duke fituar ndaj skuadrës siciliane falë golave nga Arturo…

Sport

30/10/2013 21:47

Nëse deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A nuk ka shfaqur shenja të kampionit, Juventus e bëri këtë në duelin e xhiros së 10-të kundër Catanias, të cilin e fitoi me rezultat të thellë 4-0.

Skuadra e Antonio Contes e shënoi fitoren e radhës duke fituar ndaj skuadrës siciliane falë golave nga Arturo Vidal dhe Andrea Pirlo në pjesën e parë, kurse në vazhdim realizuan Carlos Tevez dhe Leonardo Bonucci.

Fitores së Bianconerëve iu përgjigj Napoli që mundi në udhëtim Fiorentinën me rezultat 2-1. Kurse, Milanit nuk i mjaftoi goli i Leite Kakas dhe në fund barazoi 1-1 me Lazion.

Rezultatet:

Milan – Lazio 1:1

Cagliari – Bologna 0:3

Fiorentina – Napoli 1:2

Verona – Sampdoria 2:0

Juventus – Catania 4:0

Livorno – Torino 3:3

Sassuolo – Udinese 1:2