Juventus në +4, ja çfarë thotë Allegri

Massimiliano Allegri kërkon përqëndrim nga futbollistët e tij.

Sport

15/03/2018 07:30

Fitorja ndaj Atalantës e cila ishte e 12-ta radhazi për Juventusin i dha një bonus të rëndësishëm skuadrës së Allegrit në garën për titull në Serie A, por edhe diferenca me Napolin ka shkuar në 4 pikë kur mbeten edhe 10 javë për t’u luajtur, trajneri i bardhezinjëve nuk zhbalancohet dhe mendon se çështja titull nuk është mbyllur, pasi Napoli është aty i aftë për të përfituar nga çdo gabim i Juventusit.

“Nuk mund t’i lejojmë vetes asnjë hap fals as në takimet e ardhshme sepse Napoli është aty. Kam në përbërje një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm dhe dëshira e këtyre djemëve ëqshtë të fitojnë titullin e 7-të rradhazi, për të shkuar sa më larg në Champions League dhe për të triumfuar në Kupën e Italisë. Megjithatë praktika titull nuk është mbyllur ende, nuk duhet ta bëjmë kurrë gabimin dhe të mendojmë se e kemi fituar kampionatin”.