Juventus mposht Barcelonën, sjell përforcimin e ri në Torino

“Corriere dello Sport” shkruan se kampioni nga Serie A ka siguruar marrëveshjen me yllin e ri gjerman.

Sport

15/11/2017 07:44

Juventus ka mposhtur konkurrencën nga Barcelona për transferimin e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka.

“Corriere dello Sport” shkruan se kampioni nga Serie A ka siguruar marrëveshjen me yllin e ri gjerman.

Goretzka do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të nënshkruajë me “Bianconerët” në janar, ose të presë deri në verë për të kaluar në Torino si futbollist i lirë. /Lajmi.net/