Juventus – Inter, lajm i keq nga Buffon

"Tuttosport" raporton se kapiteni i "Bianconerëve", Gianluigi Buffon rrezikon të mungojë në "Derby d'Italia".

Sport

06/12/2017 13:03

Juventus ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Interit në Serie A, të shtunën.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se kapiteni i “Bianconerëve”, Gianluigi Buffon rrezikon të mungojë në “Derby d’Italia”.

Buffon nuk ishte as në bankën e rezervistëve në ndeshjen ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve, të martën, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mbetet në dyshim për rikuperim me kohë nga lëndimi për ballafaqimin e madh ndaj Interit. /Lajmi.net/