Juventus gjen zëvendësuesin e Buffonit

Juventus e ka tashmë në ekip, zëvendësuesin e Gianluigi Buffonit.

Sport

16/01/2018 12:05

Juventus nuk ka dyshime në lidhje me zëvendësuesin e Gianluigi Buffon.

Portieri dhe kapiteni i “Bianconerëve” ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, skuadra kampione nga Serie A e ka gati pasardhësin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Mediat italiane raportojnë se drejtori i përgjithshëm, Giuseppe Marotta nuk është në kërkim të një portieri të ri sepse ka besim të plotë te Wojciech Szczesny për pasardhës të Buffonit në portën e Juventusit. /Lajmi.net/