Juventus e refuzoi Shaqirin

Xherdan Shaqiri disa herë i është ofruar kampionit të Italisë, Juventus, por u refuzua të blihet nga gjiganti torinez.

Sport

09/01/2015 14:58

Xherdan Shaqiri iu bashkua Interit nga Bayern Munich.

Ylli kosovar pritet të nënshkruajë sot me Nerazzurrët duke kompletuar transferimin nga gjiganti bavarez, në formë huazimi, me blerje të obliguar në fund të edicionit për rreth 15 milionë euro.

Mirëpo, gazetari i mirënjohur i Sky Sport, Gianluca di Marzio, ka bërë të ditur se Shaqiri ka mundur të transferohet në Itali te një skuadër tjetër, Juventus.

Mirëpo, ai asnjëherë nuk i bindi drejtuesit e Bianconerëve se do të ishte përforcim i duhur. “Shaqiri disa herë i është ofruar Juventusit, por asnjëherë nuk arriti t’i pushtojë zemrat e Marottas dhe Paraticit”, shkruan “Gianlucadimarzio.com”.