Juventus – Bologna, Allegri pushon yjet para derbit ndaj Napolit

Juventus takohet me Bolognan në xhiron e radhës në Serie A.

Sport

25/09/2018 10:52

Juventus do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e radhës ndaj Bolognas.

Trajneri Massimiliano Allegri do t’i pushojë disa prej yjeve kryesorë të ekipit, para derbit kundër Napolit në fundjavë.

Por, Cristiano Ronaldo sërish pritet të luajë nga formacioni bazë pas golave në dy xhirot e fundit. /Lajmi.net/