Juventu fillon bisedimet për shitjen e Higuainit

Gonzalo Higuain është nxjerrë në shitje nga Juventus.

Sport

19/07/2018 07:16

Juventus ka filluar në punë edhe për shitje, pas blerjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se “Bianconerët” kanë zhvilluar takimin e parë me Chelsean në lidhje me shitjen e sulmuesit Gonzalo Higuain.

Reprezentuesi argjentinas pritet të largohet nga Torino pas ardhjes së Ronaldos, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ardhja e tij në Chelsea është e lidhur me largimin e Alvaro Moratas nga Stamford Bridge.

Sulmuesi spanjoll ka zgjuar interesim nga Borussia Dortmund andaj pasi të realizohet largimi i tij, Higuain do të jetë blerja e re e menaxherit, Maurizio Sarri, ish trajner i tij nga Napoli. /Lajmi.net/