Juve, Inter e Bayern në “luftë” për 22 vjeçarin gjerman

Juventus, Inter dhe Bayern Munich, vazhdojnë të mbesin të interesuara për mesfushorin, Leon Goretzka.

Sport

16/10/2017 16:59

Të tre këta gjigantë evropianë, kanë një kohë të gjatë që kanë shfaqur interesim për 22 vjeçarin e talentuar.

Raportohet se dëshira e lojtarit është fillimisht Bayerni, shkaku i nacionalitetit të tij, dhe lojës në Bundesligë.

‘Bild’ raporton se Schalke i ka ofruar rinovim të kontratës lojtarit, për të evituar ikjen me parametra zero në fund të sezonit.

Goretzka që nga viti 2013, ka regjistruar 98 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola për Schalken./Lajmi.net/