Super Joshua, nokautohet Povetkin

Anthony Joshua ka mposhtur Alexand Povetkin me nokaut në raundin e 7.

Sport

22/09/2018 23:49

Anthony Joshua nuk njeh kundërshtarë.

Ai ishte thjesht i pa përmbajtshëm duke nokautuar Alexander Povetkin në raundin e shtatë të meçit të tyre në Wembley Stadium.

Ishte nokauti i parë i pësuar nga Povetkin.

Joshua tashmë numëron 22 fitore në 22 takime, nga të cilat 21 me nokaut. /Lajmi.net/

YouTube player