Joshua merr një vendim të rëndësishëm para ndeshjes Wilder – Fury

Boksieri britanik Anthony Joshua, ka marrë një vendim interesant, para duelit Deontay Wilder – Tyson Fury.

Sport

16/11/2018 21:07

Britaniku nuk do të jetë i pranishëm në “Staples Center”, në duelin e 1 dhjetorit, në mënyrë që të mund të futet në ring dhe të ftoj për duel fituesin. Këtë e ka bërë të ditur promotori i tij, Eddie Hearn.

“Nuk do të jemi në Los Angeles. AJ ka disa detyra komerciale dhe nuk dëshiron ti ndryshojë oraret” ka thënë Heard për mediet, transmeton lajmi.net.

Besohet se kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua do të jetë fituesi i duelit Tyson Fury – Deontay Wilder.

Hearn gjithashtu ka thënë se nuk ka asnjë të re sa i përket bisedimeve me kampin e “bomberit të bronztë”.

Amerikani sot ka lëshuar një deklaratë të fortë drejt Joshuas, duke thënë se ai nuk është as në top-3 më të mirët. /Lajmi.net/