Jordan ishte racist

Legjenda e NBA-së dhe një prej basketbollistëve më të mirë i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka bërë të ditur se në një periudhë të fëmijërisë së tij ishte racist.

Sport

08/05/2014 22:51

Legjenda e NBA-së, Michael Jordan ka zbuluar një sekret nga e kaluara e tij.

Në autobiografinë e tij me titullin Michael Jordan: The Life, ish ylli i skuadrës së famshme të Chicago Bulls, ka treguar ekzistoi një kohë kur ai ishte racist.

“Më kujtohet kur një vajzë në shkollë, më 1977 (atëherë Jordan ishte 14-vjeç), më thirri ‘zezak’. Menjëherë e derdha pijen në drejtim të saj. Në atë kohë isha shumë i vrazhdtë, dhe konsiderohesha racist, shkurt, isha kundër të gjithë të bardhëve”, u shpreh Jordan.

Në autobiografinë e tij, Jordan ka treguar një detaj interesant kur ishte shndërruar në tepricë në ekipin e basketbollit në shkollën e mesme.

Por, ai nuk u dëshpërua dhe e shfrytëzoi zhgënjimin si motivim shtesë për t’u bërë basketbollist edhe më i mirë. Dhe, sigurisht se u bë shumë i mirë.