Johnson zëvendësues i Alvesit?

Barcelona e ka identifikuar Glen Johnsonin si zëvendësues potencial të Dani Alvesit i cili pritet të largohet nga Camp Nou në fundin e këtij sezoni.

Sport

28/03/2015 16:11

Daniel Alves pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere në drejtim të skuadrës franceze, PSG.

Dhe, Blaugranët si duket e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson pritet të transferohet te Barcelona për të mbushur hapësirën e lënë nga mbrojtësi brazilian.

Brendan Rodgers gjatë muajve të fundit është duke e përdorur skemën 3-4-3, gjë që e bën Johnsonin të panevojshëm në Anfield.