Joachim Low “kërcënon” Ozilin – Lajmi.net
Joachim Low “kërcënon” Ozilin
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 12:56, 14 June 2018
Mesut Ozil duket ta dëgjojë mirë selektorin Joachim Low.

Futbollisti me origjinë turke, Mesut Ozil është rikthyer në stërvitje ditën e mërkurë, pas një rikuperimi nga një dëmtim që kishte në gju.

Por së fundmi atij i është dashur të përballet edhe më një problematikë tjetër, ku shumë tifozë i kanë dalë kundër për shkak të një fotoje të shkrepur përkrah me presidentin turk Erdogan.

Kjo foto ka shkaktuar shumë zhurmë në media vendase madje i është kërkuar Federatës së futbollit për ta përjashtuar nga kombëtarja.

Dhe sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalon 29-vjeçari, edhe trajneri Joachim LoW e pranoi hapur në konferencën e djeshme se konkurrenca në skuadër është e madhe dhe askush nuk e ka vendin e sigurt.

“Këto ditë e kanë ndihmuar. Më në fund u stërvit me grupin. Nuk e di nëse do të jetë në formacion ndaj Meksikës. Do vendos të shtunën, jo tani, por konkurrenca është e madhe”. ka thënë Low.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO