Jardim: Ky është gjesti i ulët i Wengerit

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardin ka kritikuar menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger që e refuzoi përshëndetjen me të pas përfundimit të ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/03/2015 09:40

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardin ka kritikuar Arsenalin dhe menaxherin Arsene Wenger.

Skuadr franceze u mposht 2:0 në shtëpi por u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 3:1 në dueloin e parë në Emirates.

Portugezi mbeti i hidhëruar që Wenger nuk u përshëndet me të duke e uruar pas ndeshjes.

“Kam dashur t’ia jap dorën por ai nuk deshi, edhe pse Monaco i bëri të gjitha për Arsenalin, vendosa të mos e falënderoj. Arsenali nuk tregoi respektin që është dashur pas ndeshjes së parë”, u shpreh ai.