Januzaj si Maradona

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj tashmë ka fituar krahasime të ndryshme në fillimin e karrierës së tij, nga Arjen Robben tek Cristiano Ronaldo. Mirëpo, duket se Diego Armando Maradona do t’i përshtatej më shumë, pasi futbollisti kosovar fluturoi dje duke e kopjuar të famshmën ‘Dorë e Zotit’, gjatë ndeshjes me West Bromwich…

Sport

09/03/2014 07:55

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj tashmë ka fituar krahasime të ndryshme në fillimin e karrierës së tij, nga Arjen Robben tek Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, duket se Diego Armando Maradona do t’i përshtatej më shumë, pasi futbollisti kosovar fluturoi dje duke e kopjuar të famshmën ‘Dorë e Zotit’, gjatë ndeshjes me West Bromwich Albion.

Futbollisti i lindur në Belgjikë, ua ktheu anglezëve një kujtim të hidhur, kur u munduar të shënonte me dorë përpara portierit Ben Foster.

Por, në krahasim me rastin e legjendës argjentinase, rasti i Januzajt u ndëshkua me karton të verdhë. Ky ishte vetëm njëri nga kartonët kontrovers që i ka pranuar 19 vjeçari këtë sezon.

Pjesën tjetër, shumicën prej tyre, futbollisti nga Istogu i ka marrë për shkak të simulimeve. Fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët iu falënderuan golave të Phil Jones, Wayne Rooney e Danny Welbeck, për t’i siguruar tri pikë të vlefshme.