Januzaj me uniformën e Belgjikës

Adnan Januzaj është paraqitur për herë të parë me uniformë të Belgjikës, pas inkuadrimit me ekipin e selektorit Marc Wilmots, në përgatitje për Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

15/05/2014 00:03

Adnan Januzaj është duke u përgatitur me ekipin e Belgjikës për Kampionatin botëror në Brazil.

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit u inkuadrua në skuadër nga selektori Marc Wilmots, menjëherë pasi vendosi të përfaqësojë Belgjikën në nivelin ndërkombëtar.

Deri më tani nuk kemi pasur mundësi të shohim Januzajn në uniformë të Kombëtares së tij të re, por një televizion belg ka publikuar pamjet e para të 19-vjeçarit me veshmbathje sportive të Belgjikës, pas stërvitjes me ekipin.

Januzaj do të udhëtojë me Belgjikën në Brazil, por Wilmots ka thënë se ylli kosovar nuk e ka të garantuar minutazhin pasi arsyeja kryesore – përveç kualiteteve të pamohueshme – është që ai të fitojë përvojë.

Belgjika do të luajë në Grupin H me Rusinë, Algjerinë dhe Republikën e Koresë.