Januzaj e Shaqiri në Serie A

Afati kalimtar i janarit pritet të qartësojë të ardhmen e dy lojtarëve me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqirit dhe Adnan Januzaj.

Sport

24/12/2014 11:58

Lajmet e fundit që kanë arritur nga mediat italiane, raportojnë se Shaqirin dhe Januzajn do t’i shohim në Serie A, mirëpo në dy klube rivale.

Sportmediaset shkruan se Adnan Januzaj i ka thënë po huazimit te skuadra e Interit, pasi vetë Van Gaal ka pranuar se nuk ka vend për 19 vjeçarin te skuadra e United.

Në anën tjetër edhe Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Bayerni dhe Juventus po shpreh interesim serioz për shërbimet e tij. Transferimi i tij te gjiganti biankoner duket mëse i mundshëm.