Januzaj duhet të forcohet

Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj duhet ë forcohet nëse dëshiron të shpëtojë nga ashpërsia e Premierligës, ka thënë menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes. Strategu i Unitedit, David Moyes u ankua se gjyqtarët nuk janë duke bërë mjaft për të mbrojtur mesfushorin dhe Hughes beson se 18-vjeçari mund të mësojë shumë nga bashkëlojtari Ryan…

Sport

18/12/2013 10:24

Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj duhet ë forcohet nëse dëshiron të shpëtojë nga ashpërsia e Premierligës, ka thënë menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes.

Strategu i Unitedit, David Moyes u ankua se gjyqtarët nuk janë duke bërë mjaft për të mbrojtur mesfushorin dhe Hughes beson se 18-vjeçari mund të mësojë shumë nga bashkëlojtari Ryan Giggs.

Hughes, skuadra e së cilit do të takohet sonte me Unitedin në çerekfinale të Capital One Cup, deklaroi: “Një menaxher gjithmonë do t’i mbrojë futbollistët e tij dhe Januzaj është talent i jashtëzakonshëm, dhe do të jetë futbollist i madh për Unitedin për shumë vite me radhë”.

“Nëse David beson se djaloshi ka nevojë për mbrojtje më të madhe, atëherë duhet të kërkoni prej të rinjve që të qëndrojnë më tepër në këmbë dhe të ballafaqohen me ashpërsinë që i pret”, shtoi ai.

Ish sulmuesi i Unitedit, Hudges beson se Januzaj duhet të ndjek shembullin e Giggsit i cili ende paraqitet në nivelin më të lartë edhe pse muajin e kaluar festoi ditëlindjen e 40’të.

“Ryan ishte duke luajtur në ligat A dhe B në Lancashire. Nëse jeni talent në depërtim në moshën 14-vjeç ju ndesheni me burra dhe duhet të mësoheni të ballafaqohemi me sfidën”, theksoi ai.