Juanfran me letër prekëse drejtuar tifozëve të Atleticos

Mbrojtësi spanjoll i Atletico Madrid, Juanfran, u është drejtuar me një letër tifozëve të skuadrës, pas penalltisë së humbur ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/05/2016 17:37

Juanfran u është drejtuar me një letër të hapur tifozëve të Atletico Madridit, duke u kërkuar falje për penalltinë e humbur në finale ndaj Real Madridit, transmeton Klan Kosova.

Ai i ka falenderuar ata për mbështetjen e dhënë, për t’a përballuar pikëllimin e penalltisë së humbur.

“Përshëndetje fansa të Atleticos”.

“Kam kërkuar nga klubi t’ju adresohet të gjithëve në emër timin me ketë letër për t’ju treguar gjithçka që po ndjej tani”.

“Kurrë nuk do ta harroj dashurinë e madhe që më keni dhënë kur kam ardhur t’u kërkojë falje. Duke qarë me lot kam parë dhimbjen e njëjtë tek qindra mijëra fansa të Atleticos. Kjo më ka ndihmuar shumë të përballem me pikëllimin e tmerrshëm që kam ndjerë në atë moment të vështirë. Po ashtu nuk do ta harroj kurrë mbështetjen nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të tjerët që e bëjnë këtë klub një familje të madhe”.

“Dua t’u falënderoj edhe për besimin e madh që na dhatë gjithmonë, mbi të gjitha, që dëshmuat se të jesh pjesë e Atleticos është diçka e veçantë, ndryshe, dhe se zemrat tona rrahin më shumë nga të gjithë”.

“Dy vite më parë, ju thash se ne do të ktheheshim në finale, tani, po u them se Gabi, kapiteni ynë, do ta ngritë trofeun e ligës së Kampionëve, herët apo vonë, dhe do ta festojmë të gjithë së bashku”.

“Ju dua shumë të gjithëve ATLETI”, përfundon letra e Juanfran për tifozët e Atleticos.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.