Jan Oblak ka vendosur rreth të ardhmes së tij

Atletico Madrid ka filluar t’i blindojë disa lojtarë.

Sport

17/02/2019 23:28

Atletico Madrid nuk dëshiron të rrezikoj me kontratat e lojtarëve dhe t’i humbet ata pa u marrë asnjë cent.

Skuadra spanjolle i ka ofruar kontratë të re Jan Oblakut, përcjell lajmi.net.

Atletico Madrid e transferoi portierin slloven nga Benfica në vitin 2014, ndërsa tani është njëri ndër portierët më të mirë në Evropë.

Kontrata e Oblakut skadon në vitin 2021, por që madrilenët duan që ai ta vazhdojë kontratën edhe për katër vite të ardhshme. /Lajmi.net/