James: Lamtumirë Real Madrid

James Rodriguez është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Real Madrid.

Sport

01/12/2015 09:35

James Rodriguez mund të largohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni.

Mesfushori kolumbian është i pakënaqur me statusin e tij në skuadrën e trajnerit Rafael Benitez dhe është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi, ka bërë të ditur “Fichajes”, përcjell “Lajmi.net”.

Raporti i tij me trajnerin spanjoll është mjaft i tensionuar.

Andaj, kjo është duke e detyruar atë të konsiderojë largimin nga Santiago Bernabeu.